KORÇË- Një aksident i rëndë është raportuar në fshatin Lumalas të Korçës. Një mjet ka përplasur një këmbësore të moshuar e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Aktualisht policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Report Tv, mëson se viktimë e aksidentit ka mbetur e moshuara 72-vjeçare, Milkë Kroza

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.