Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të fshatit Halilaj, në njësinë administrative Bubullimë, në Lushnje, ku si pasojë e përplasjes së dy motorëve ka ndërruar jetë një 54 vjeçar.

Dy motoçikleta janë përplasur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Valeriano Bualli 54 vjeç banor i fshatit Halilaj kurse i plagosur ka mbetur Flaurent Kaja, 43 vjeç nga fshati  Verri i Fierit.

Viktima dilte nga banesa e tij me motoçikletë  kur është përplasur nga shtetasi Kaja i cili vinte për në Halilaj. 43 vjeçari Kaja ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.