Aksident me vdekje në Maliq, mjeti përplas çiklistin, 65-vjeçari ndërron jetë në spital (VIDEO)

KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Korçës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 65-vjeçar që po ecte me biçikletë. 65-vjeçari Nazif Sulollari është dërguar në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip ‘Ford’ Albert Pura, banues në fshatin Symiz, Maliq.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian