Aksident me vdekje në Pukë/ 50 vjeçari rrëzohet nga ura teksa po lëvizte me motor

Aksident me vdekje në Pukë/ 50 vjeçari rrëzohet nga ura teksa po lëvizte me motor

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pukë ku ka ndërruar jetë një person një 50 vjeçar.

Aksidenti është regjistruar në fshatin Dedaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 50 vjeçari Lin Marku po lëvizte me motor kur ka ndodhur aksidenti.

Ai ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga një urë këmbësorësh, duke humbur jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

"Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën