Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 80-vjeçar, shoqërohet në polici shoferi

Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 80-vjeçar, shoqërohet në polici shoferi

Foto Ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin Shkodër-Velipojë, ku një 80-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur fshati Trush, ku viktima është identifikuar si H. F.,  80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.  Nga sa mësohet shoferi, V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër është shoqëruar në polici.

"Shkodër/ Informacion paraprak .Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin  këmbësor H. F.,  80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.  

Si pasojë e përplasjes  shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.   Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton Policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

“Sa kanë flokë ata, aq shkolla e kopshte kemi bërë”, Veliaj sulmon opozitën: Alternativa e tyre në 2024-ën djegia e gomave e molotovët

“Sa kanë flokë ata, aq shkolla e kopshte kemi bërë”, Veliaj sulmon opozitën: Alternativa e tyre në 2024-ën djegia e gomave e molotovët