Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)

KURBIN- Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë këpucësh në Shullaz të Kurbinit, mbrëmjen e sotme. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa dallohen shtëllunga të mëdha tymi në zonë.

Zjarri ka nisur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së 29 nëntorit n¡ fabrikën 'Alba Shoes', ndërsa shtëllunga të mëdha kanë mbuluar zonën. Prej rreth 2 orësh, zjarrfikës të shumtë po luftojnë për shuarjen e flakëve, i cili favorizohet edhe nga era. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar nga zjarri, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Në fabrikë nuk raprohet të ketë pasur punonjës, përveçse punonjësve të sigurisë të cilët kanë sinjalizuar edhe për zjarrin. 

Për arsye sigurie, policia ka bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin e vjetër, Milot-Laç, aty ku ndodhet edhe fabrika. Mësohet se për shuarjen e flakëve në Kurbin kanë shkuar edhe zjarrfikës nga qytete të tjera, 3 mjete zjarrfikëse nga Bashkia Tiranë, 1 nga Bashkia Krujë, por edhe nga Mirdita, Lezha e Kamza.

Policia ende nuk ka dalë me reagim zyrtar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

 

Report Tv sjell detaje të reja nga zjarri që ka rënë në një fabrikë këpucësh në Kurbin. Disa banesa rrezikohen nga flakët, ndërsa zjarrfikësit po punojnë prej rresh dy orësh për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia ka bllokuar qarkullimin në rrugën e vjetër Milot-Laç.

Ora 22:21
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë

Një magazinë këpucësh është përfshirë nga flakët në Kurbin. Report Tv sjell pamjet nga fabrika e pushtuar nga flakët.

Siç shihet edhe në pamje, shtëllunga të mëdha tymi mbuluan zonën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç