Një 50-vjeçar në Golem të Shkodrës ka përplasur me makinë një motor ku udhëtonin dy të rinj. Si pasojë, ka humbur jetën një 17-vjeçar dhe është plagosur shoku i tij, 28 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.  

Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.   

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.