Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Në autostradën Levan-Vlorë,  makina me drejtues Ymer Xhahysa, ka aksidentuar një 50 vjeçar të paidentifikuar. Shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

"Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një  këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë", thotë policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.