TIRANE - Katër pjestarë të një familje kosovare kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në superstradën Milot-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rriles”.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip BMW, me targa të Kosovës, ku udhëtonin një çift kosovar sëbashku me dy femijët e tyre dhe një fuoristradë Range Rover me targa AA 952 BX.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para ka rezultuar se shkak i këtij aksidenti ka qenë një parakalim i gabuar i automjetit tip fuoristradë, i cili më pas u përplas në mënyrë ballore me automjetin me targa të Kosovës.

LAJMET MË TË VLERËSUARA