ELBASAN - Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Gramsh, duke shkaktuar plagosjen e dy prej personave që udhëtonin në këtë makinë.

Është ende e paqartë se kush janë dy të plagosurit në automjetin e  aksidentuar në afërsi të fshatit Gosimë. Por  mësohet se mjeti me targa AA 594 EG,  drejtohej nga Edison Kasmi që udhëtonte bashkë me të mamanë e tij Resmilje Kasmi dhe të motrën Antona Kasmi. Gjithashtu në makinë ka qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital ku kanë marrë edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)