Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur sot në aksin rrugorë Elbasan- Mollas, ku shtetasi me inicialet G.C, 50 vjeç banues në fshatin Buqes në Elbasan ka aksidentuar një këmbësorë.
 
I aksidentuari është shtetasi me inicilalet A.P, 21 vjeç banues ne fshatin Qyrka të Elbasanit.
 
Shtetasi A.P është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Drejtuesi i mjetit do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale "Shkelja e Rregullave te Qarkullimit Rrugor".

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com