LAÇ – Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një personi ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur pasditen e sotme në aksin Laç-Patok. Ngjarja ndodhi kur një automjet tip Benz me targa të qytetit të Laçit 5481 A u përplas me një furgon me targa po të njëjtit qytet 9449 A.

Nga përplasja humbi jetën shoferi i Benz-it, Ajet Nika, 40 vjeç, ndërsa është plagosur bashkëshortja e tij dhe drejtuesi i furgonit, Arben Krosi, 41 vjeç. Mësohet se ata janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikësit që pas disa minutash kanë arritur të nxjerrin trupin e viktimës nga automjeti.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar i shoferit të Benz-it.

(im/shqiptarja.com)