Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve është regjistruar në orët e paradites së sotme në autostradën Vorë-Fushë-Krujë.

Automjeti tip Fiat me targa AA008AA që drejtohej nga shtetasi Genc Kryeziu, 30 vjeç është përplasur me autobuzin e linjës Durrës-Kukës.

Drejtuesi i autoveturës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa janë dërguar drejt spitalit ushtarak.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe mësohet se shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabur i autoveturës, e cili i ka prerë rrugën autobusit që drejtohej nga shtetasi Petrit Dulla nga Kukësi.

(Shqiptarja.com)