SHKODER - Një person ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik pasditen e sotme në autostradën Shkodër - Hani i Hotit. Dedë Lamaj po drejtonte një automjet tip Benz, me targa SH 6734 C, ndërsa tentonte të hynte nga një rrugë dytësore në autostradën e mësipërme, por është përplasur me një furgon pasagjerësh, bënë të ditur burime policore.
Si pasojë e përplasjes, Lamaj ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Mësohet se ai është nxjerrë nga automjeti me ndihmën e zjarrfikësve.
Të njëjtat burime saktësuan se fatmirësisht asnjë nga pasagjerët e furgonit nuk është lënduar pasi mjeti në të cilin udhëtonin ka pësuar dëmtime të lehta.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është mungesa e sinjalistikës në zonë.
/Shqiptarja.com