ELBASAN-Arrestohet nga policia Gazmir Kasa 47 vjeç banues në fshatin Jagodinë, pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e tre personave, ndërsa edhe vete ka perfunduar ne spital.
Gazmir Kasa në rrugën rurale në fshatin Mjekës duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 809 MJ, ka dalë nga rruga. Si pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
/Shqiptarja.com

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com