ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Një furgon tip Benz, me targë EL 6618 B, që po shkonte drejt Elbasanit aksidenti me vdekje shtetasin Astrit Myrta, 46 vjec, banues në Elbasan.

 Mësohet se viktima në momentin e aksidentit po tentonte të kalonte rrugën. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilët arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit Abedin Hyseni, 53 vjec, po banues në Elbasan. Ndërkohë grupi hetimor, i mbërritur në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)