SHKODER- Një aksident i rënde ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Bogë- Koplik, në vendin e njohur si kthesa e Murrizit.
Një furgon me targa të Tiranës ka qënë duke lëvizur në drejtim të Koplikut ndërsa ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë 40 metra poshtë në greminë.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Rrok Ulaj 34 vjeç dhe Nikolin Ulaj 25 vjeç. I pari është dërguar në spitalin e qytetit të Shkodrës ndërsa i dyti i cili paraqitet në gjendje më të rëndë është transportuar drejt spitalit ushtarak në Tiranë.
Pas veprimeve paraprake të grupit hetimor dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij. Furgoni i ngarkuar me material druhësor po kthehej nga fshati Bogë drejt Koplikut. Fran Nikaj i cili ishte gjithashtu pasagjer në furgon mësohet të jetë hedhur nga automjeti duke marrë vetëm gërvishtje të lehta.
(sç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com