LEZHE- Një aksident me pasojë vdekjen e një 27 vjeçari u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë- Laç.

Makina tip BMW doli nga rruga rreth orës 05:00 e mëngjesit të sotëm dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit Gjovalin Vuksanaj 27 vjeç.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Markatomaj dhe mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe, informon korrespondenti i Tv A1 REPORT! e SHQIPTARJA.COM Julian Hila. 

(sg/shqiptarja.com)