FUSHE-KRUJE - Një aksidet me pasojë plagosjen e katër personave është regjistruar në superstradën Laç-Fushë-Krujë pasditen e sotme. Një maune është përplasur me një automjet tjetër, brenda të cilit udhëtonin 4 personat e plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në afërsi te fshatit Luz.

Mësohet se kamioni ka devijuar nga rruga për të shmangur përplasjen me autoveturën ku udhëtonin 4 personat e plagosur, e cila pas një parakalimi të gabuar ndodhej në korsinë e kundërt dhe e ka goditur kamionin në pjesën e pasme të tij.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë nga automjete të rastit.

Aksidenti ka bërë që trafiku në këtë segment rrugor të bllokohej për minuta të tëra, ndërsa radha e automjeteve shkoi deri ne katër kilometra.

Policia rrugore dhe ajo e rendit, pasi mbërritën në vendngjarje, nisën punën për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(eb/shqiptarja.com)