Aksident në aksin Berat-Duhanas, mjeti del nga rruga, shpëton shoferi, nxirret me ndihmën e forcave zjarrfikëse

BERAT-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur "Ura e Bratit".

Mjeti tip BMW duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse, ndërsa kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen shëndoshë e mirë nga mjeti të shoferit Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.

Drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka dalë pa lëndime nga makina. Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Zjarret ‘gjunjëzojnë’ Korenë e Jugut, shënohen 26 viktima

Zjarret ‘gjunjëzojnë’ Korenë e Jugut, shënohen 26 viktima