PEQIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksidenti në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku ka ndërruar jetë pasagjeri 55-vjeçar.

Viktima po udhëtonte me mjetin tip "Suzuki" me drejtues H.R., 67 vjeç banues në Elbasan dhe është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.Për të nxjerrë trupin e viktimës është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses duke prerë derën e dëmtuar.

55-vjeçari që ndërroi jetë është identifikuar si Agim Neziri, banues në Tiranë, ndërsa dy personat e tjerë janë plagosur lehtë. Në vendngjarje makinat janë bërë copë e çikë, ku "Suzuki| është dëmtuar shumë në pjesën e djathtë të tij, pikërisht në vendin ku po rrinte edhe pasagjeri.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.