Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish, ku një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, i cili ndodhej në gjendje të dehur, u përplas me një mjet bujqësor tip Zetor, drejtues i të cilit ishte Myrton Hazizaj
Hazizi u plagos dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, duke marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
Në vendngjarje mbërritën policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të rregulluar trafikun. Aksi Fier–Berat njihet si një zonë e rrezikshme, ku aksidentet jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier–Berat”, automjeti tip Volksëagen që drejtohej nga shtetasi J. Sh., është përplasur me mjetin tip traktor, me drejtues shtetasin M. H.
Si pasojë, shtetasi M. H., u transportua në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tip Volksëagen, shtetasi J. Sh., po shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Komente








