Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 makina, plagosen 6 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sikurse mund të shikohet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat.

Policia njofton se rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe "Volkswagen", ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësor. Shkaqet e këtij aksidenti nuk bëhen ende me dije, ndërsa policia ka nisur hetimet. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1629464749_FIER2.jpg

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel