Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Fier Vlorë pranë Novoselës.
Ka ndërruar jetë një grua e cila është përplasur nga një makinë. Policia njofton se automjeti me drejtues A. M., 68 vjeç nga Lushnja, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, që mendohet se është rreth të 70-ve.
Nuk dihet ende nëse gruaja ka qenë duke pritur ndonjë makinë për ta marrë apo ka qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi dhe është krijuar trafik i rënduar në këtë aks.
"Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë", thotë policia.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa siç shihet nga pamjet, në tokë kanë mbetur shapkat dhe perimet që gruaja kishte para se të përplasej. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
kush ishte ne kundravajtje? shoferi ne rrugen e tij apo kembesorja qe NUK DUHEJ TE KALONTE ne ate rruge? fshatare!
Përgjigju