Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së Shtëpëzit, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende në hetim, ndërsa paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia kanë ndikuar në përplasjen mes automjeteve.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.