Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore

 1699477304_1699477160aksident.jpg

Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në afërsi te tunelit.

Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shoferja me iniciale E.P, si pasojë e shpejtësisë dhe duke qenë rruga e lagur nga shiu, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.

Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili është plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Nga ekzaminimet në spital për 57-vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të vertebrës së qafës. Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Përplaset për vdekje 57-vjeçari në Durrës! Aksident edhe në Rrugën e Arbrit, makina me 2 të rinj kthehet përmbys! Në Sarandë, makina i pret rrugën furgonit të pasagjerëve, disa plagosur


M.T/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje

Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje