Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Bulgarec, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë 55 vjeçari Adriatik Gishta.

Sipas informacioneve 55 vjeçari i përplasur nga makina me shofer Kerjol Dervishajn, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Korçës pas përplasjes dhe aty ka ndërruar jetë.

"Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja