KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq pranë fshatit Symizë. Një automjet ka përplasur një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar rrugën. I aksidentuar ka mbetur Romeo Jasharllari, 16 vjeç nga fshati Symizë.
Ai ka qenë duke ecur anës rrugës nacionale kur është përplasur nga mjeti tip "Benz" me drejtues E. S., rreth 66 vjeç.
I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihet gjendja e tij.
Policia mbërriti vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit, por më pas është kapur nga policia.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2020, rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Komente









