Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Symiz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 pranë fshatit Symiz, Maliq, ku shoferi me iniciale A. C., duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar G. D., pasagjer në automjet, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket mjeti i përplasur me barrierat anësore të rrugës.