VIDEO/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen tre makina, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë. Në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe si pasojë drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30, ku në aksident janë përfshirë automjeti tip "Volksawagen" me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip "Nissan" me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Burime paraprake nga policia bëjnë të ditur se drejtuesit e 3 mjeteve ndodhen në spitalin e Korçës po marrin mjekim, ndërsa lagështia në rrugë mund të jetë bërë shkak për aksidentin. Po ashtu kryen kontroll mjekësor edhe 4 pasagjerët e automjetit tip "Nissan".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Tjetër aksident në Pogradec, përplasen dy automjete

 

Një tjetër aksident është regjistruar në Pogradec. Dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin nacional Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Udënisht.

Fatmirësisht pa dëme në njerëz vetëm dëme materiale. Aksidenti dyshohet të kenë ndodhur nga moti i keq që si pasojë sjell lagështinë në rrugë dhe shpejtësia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë