Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin LevanTepelenë, në vendin e quajtur Mollas.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”.

Në njërin prej automjeteve ndodheshin bashkëshortja e drejtuesit te mjetit dhe dy vajzat e tij. Te treja janë marrë nga ambulanca dhe transportuar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.