FIER- Dy personazhe të njohur të botës së krimit dhe të akuzuar nga SPAK për pjesëmarrje në organizata kriminale janë përfshirë në një sherr në burgun e Fierit, bashkë me një tjetër të burgosur, Jurgen Zoto. Sherri ndodhi mesditën e 8 korrikut në ambientet e ajrimit, kur mes të burgosurve shpërtheu një sherr me mjete prerëse, përfshirë brisk.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë së burgut për neutralizimin e situatën, të cilat kanë kthyer të burgosurit në qelitë e tyre. Për shkak të përplasjes me mjete prerëse, Denis Bajri (Bajoviç), si edhe Jurgen Zotaj, kanë mbetur të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe tashmë janë kthyer sërish në qeli.
Motivet e sherrit ende nuk dihen, por burime sqarojnë se tre të burgosurit njihen për raportin e afërt mes tyre dhe kohën që kalojnë së bashku në ambientet e ajrimit. Këqyrja e kamerave të sigurisë do të zbardhë dinamikën e plotë të përplasjes. Ndërsa Aldo Gjini, pjesë e grupit të Rrajave, menjëherë pas sherrit është futur në izolim.
Denis Bajri nën akuzë për vrasjen e Gjin Ndojit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim....











Komente
Komento