Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë.

Sipas raportimve një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 30-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa objekte në anë të rrugës ku është përmbysur. Si pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e larte e automjetit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë , të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lajni në përditësim...