LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit. Një automjet ka përplasur një triçikël në të cilën po udhëtonte një person bashkë me një fëmijë.
Si pasojë e përplasjes ata kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Komento