Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari! Mjeti del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Njëri prej tyre me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari. Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz të Lushnjës, 32-vjeçari Sherif Metushi po udhëtonte me motor, ndërsa u përplas përball me një furgon që drejtohej nga një 32-vjecar i cili po transportonte punëtorët për në një pike grumbullimi.

Përplasja ka qenë e fortë çka solli vdekjen e menjëhershme të 28-vjeçarit. Policia e Lushnjës ka ndaluar drejtuesin e furgonit Arben Shehin 32-vjeç që dyshohet se ishte shkaktari i ngjarjes tragjike si dhe ka marrë në pyetje punëtorët që ishin brenda mjetit .

Një tjetër aksident u shënua në aksin Lezhë-Shkodër. Dy të rinj mbeten të plagosur, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcele. Aksidenti ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit të së hënës në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi fshatit Piraj. Dy të rinjtë po lëviznin me një automjet tip Benz me targe AA855BU që drejtohej nga shtetasi GJ.GJ 29-vjeç dhe pasagjer shtetasin XH.N 20-vjeç.Nga aksidenti mbeten të plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spital nga ku bëhet e ditur se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendet e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:24
Aksident me vdekje në Lushnjë, mjeti përplas për vdekje 28-vjeçarin  

 

Një aksident me vdekje është regjistruar në Lushnjë orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz rreth orës 04:10, ku 32-vjeçari A.Sh., ka përplasur një motomjet që drejtohej nga 28-vjeçari Sh.M, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin