Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë, motori i ndërpren rrugën automjetit, ndërron jetë një 70-vjeçar (VIDEO)

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme (19 janar) në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Një motor i ka prerë rrugën një automjeti e për pasojë janë përplasur. Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 70-vjeçari Pjetër Përkeqi  banues në fushë Mamurras.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë më herët gjatë mesditës së sotme u regjistrua një tjetër aksident me pasoja fatale. Një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, duke gjetur vdekjen. Ngjarja në afërsi të fshatit Beltojë në aksin Shkodër-Kryebushat. 

Motori me të cilin po udhëtonte viktima

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik