KORCË- Aksident në aksin nacional Korçë-Devoll,në fshatin Neviçisht.
Sipas burimeve makina ka dalë nga rruga duke u kthyer në njërën anë, ku ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit i cili udhëtonte i vetëm në makinë.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është transportuar në spitalin rajonal të qytetit të Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën
Ende nuk dihet se si është shkaktuar ky aksident ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Komento