Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, përplasen dy mjete! 2 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec - Qafë Thanë.

Policia bënë më dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, ku automjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin M. K. është përplasur me një automjet tjetër tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin  K. P. 

Nga ky aksident janë lënduar lehtë dy persona. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se një aksident me 5 të plagosur u regjistrua më 7 gusht po në këtë aks.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në aksin "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin M. K. është përplasur me një automjet tjetër tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin  K. P. 

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi K. P. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi, të cilët po marrin mjekim në spital.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!