Një aksident ka ndodhur sot, në aksin Pogradec-Korçë.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.

Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht sipas policisë aksidentin mund ta ketë shkaktuar përgjumja e drejtuesit të mjetit