Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Pukë–Fushë-Arrëz, ku një automjet është përmbysur teksa lëvizte në këtë rrugë. Shkak paraprak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia dhe një manovër e gabuar nga drejtuesi i mjetit, Pal Prendi. Si pasojë janë dëmtuar një çift bashkëshortë Zoj Dema dhe Mark Dema, të cilët janë transportuar në spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore.
Raportohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lajmi në përditësim...










Komente
Komento