Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Golem. Një mjet tip 'Volkswagen Golf' ka goditur nga pas një zetor. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe mjeti bujqësor është shtyrë për dhjetëra metra nga 'Golfi'.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy persona që udhëtonin me 'Volkswagen'. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, tre të lënduarit kanë shkuar për marrjen e mjekimit në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Po sipas bluve të qarkullimit, mjeti tip 'Volkswagen' ka qenë me shpejtësi të madhe kur është përplasur me zetorin.

Pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, teksa është gjë e rrallë ky lloj aksidenti, pasi në përgjithësi mjetet bujqësore nuk frekuentojnë autostradën.