Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin! Furgoni përplas motorin, humb jetën drejtuesi

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem, ku një mjet furgon tip  "Ford" me drejtuesin me iniciale D.A nga Elbasani është përplasur me një motor ku si pasojë  ka humbur jetën një person.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit 72-vjeçar, Myslim Saliu, i cili ka humbur jetën, pavarësisht se u transportuar në spital, ai nuk mundi t'i mbijetonte plagëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës