Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e makinës.
32-vjeçari është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Prrenjas-Librazhd", automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen I. H., 32 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.