Aksident në Korçë, makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë

Aksident në Korçë, makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë

Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Zemblak-Gorice.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Goricë e Vogël, kur një mjet i tonazhit të rëndë që vinte nga dogana është përplasur me një mjet tjetër.

Të njëjtat burime thanë se ka qenë mjeti tip Benz ai që ka dalë nga një rrugë dytësore, në rrugën kryesor,e duke sjellë edhe goditjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Policia gjithashtu ka bërë me dije se nga përplasja e mjeteve për fatin e mire, ka pasur të lënduar. Vetë, pak orë më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vloçisht ka pasur një tjetër përplasje mjetesh dhe në këtë rast vetëm me dëme materiale.

Siç ka pasur dëme edhe në dalje nga rruga të një mjeti në afërsi të fshatit Gështenjas në Pogradec.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet