Një aksident u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Shishtavec-Kukës.
Një këmbësore 49-vjeçare u përplas nga automjeti që drejtohej nga një 30-vjeçar.
49-vjeçarja u dërgua në spital dhe po merr ndihmën mjekësore, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat.
Kukës/Informacion paraprak
“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.
Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente












