SHKODËR- Një aksident është regjistruar në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit i moshuari ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rendë për jetën.

Policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që po punon për zbardhjen e aksidentit.

Rruga Shkodër - Hani i Hotit është një nga njollat e zeza të aksidenteve në rrugët e Qarkut të Shkodrës.