Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30. Sipas Policisë, të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Njëri prej tyre, 33 vjeçari me inicialert D. R. ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.







Komente
Komento