Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar gjatë mesantës në autostradën Tiranë-Durrës.
28 vjeçari me inicialet A. Gj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.
“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente









