VIDEO/ Aksident në aksin Vlorë-Fier, drejtuesi i ‘Benz’-it humb kontrollin, përplaset me depozitën e naftës në një karburant, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 ku mjeti tip ‘Benz’ është përplasur në një karburant.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me depozitën që furnizon me naftë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duken dëmet e mëdha që i janë shkaktuar makinës.

Si rrjedhojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi i mjetit, i identifikuar me inicialet F. Xh., dhe pasagjeri, shtetasi G. B. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine