Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë, në aksin Vlorë–Himarë, në zonën e Llamanit.
Në aksident janë përfshirë një automjet i markës “Porsche”, me targë AB697VC, i drejtuar nga Gëzim Mejdi, 50 vjeç, banues në Sarandë, si dhe një motomjet i markës “Honda”, me targë ZAH245, i drejtuar nga Kristofer Kokaveshi, rreth 26 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente









